Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESICOVID–Kina heq karantinën

COVID–Kina heq karantinën

Kina hoqi sot karantinën e detyrueshme për udhëtarët nga jashtë duke i dhënë fund tre viteve të izolimit të vetimponuar, pasi vendi po përballet me një rritje të rasteve me Covid-19. Të ardhurit e parë shprehën lehtësimin e tyre që nuk duhet të durojnë karantinat rraskapitëse që janë bërë përditshmëria e kinezëve për shkak të strategjisë “zero Covid-19” të vendosur nga autoritetet. Në Hong Kong, ku kufiri me Kinën kontinentale është rihapur pas vitesh mbylljeje, më shumë se 400 000 njerëz planifikojnë të udhëtojnë në veri gjatë tetë javëve të ardhshme. Pas tre viteve të disa prej kufizimeve më drakoniane në botë, të cilat kanë prekur rëndë ekonominë e saj dhe përfunduan duke ndezur protesta në të gjithë vendin, Kina muajin e kaluar hoqi papritur shumicën e masave të saj për të luftuar pandeminë. Njoftimi në dhjetor për përfundimin e karantinës i shtyu kinezët të bënin shumë plane për të udhëtuar jashtë vendit, me një rritje dramatike të trafikut në faqet e rezervimit. Por, perspektiva e një fluksi masiv të turistëve kinezë ka bërë që më shumë se një duzinë vendesh të imponojnë teste kontrolli për udhëtarët nga Kina, ku numri i kontaminimeve ka shpërthyer. Pekini ka dënuar kufizimet e udhëtimit të vendosura për shtetasit e tij si “të papranueshme”, megjithëse vetë Kina ka mbetur kryesisht e mbyllur që nga viti 2020 për turistët e huaj dhe studentët ndërkombëtarë. Përhapja pritet të përkeqësohet përpara festës së Vitit të Ri Kinez në fund të janarit, kur miliona pritet të largohen nga megaqytetet e goditura fort për në fshat për të vizituar të afërmit e tyre shpesh të moshuar dhe të pambrojtur. Dhe Kina ka ndërmarrë hapa për të kufizuar kritikat për udhëtimin e saj kaotik jashtë politikës së saj “zero Covid-19”. Weibo, Twitter i Kinës, tha se kohët e fundit ka ndaluar 1 120 llogari për “ofendim ndaj ekspertëve dhe studiuesve”. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments