Kryenegociatori i Bashkimit Evropian për Klimën, Wopke Hoekstra, dha një gjykim të ashpër ndaj draftdokumentit aktual të deklaratës përfundimtare të Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Dubai. “Dokumenti është qartësisht i pamjaftueshëm dhe jo adekuat për të adresuar problemin”, u tha Hoekstra gazetarëve në Dubai. Ai shtoi se shkencëtarët ishin të qartë për atë që nevojitet për të trajtuar ndryshimin e klimës. “Heqja e karburanteve fosile është në krye të axhendës së Bashkimit Evropian”, tha Hoekstra.
Në draftdokumentin e publikuar pak më parë, nuk përmendet më fare heqja e naftës dhe gazit, e diskutuar ashpër, ndryshe nga një version i mëparshëm. “Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis heqjes dhe qëllimit për të nxjerrë tokën dhe njerëzit nga rruga e keqe”, tha ai. “Ne thjesht nuk mund ta pranojmë draftdokumentin në formën e tij aktuale”, tha Hoekstra duke shtuar se delegacioni do të negociojë për aq kohë sa duhet.