“Partizani” u kualifikua mbrëmjen e sotme për në fazën Play-Off të Conference League teksa mposhti në “Elbasan Arena” me shifrat 1-0 letonezët e Valmiera. Pas triumfit në transfertën letoneze me shifrat 1-2, të besuarit e trajnerit Zoran Zekic u konfirmuan superior ndaj rivalëve. Kampionët e Shqipërisë arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 21-të, Tedi Cara realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ishte Arinaldo Rrapaj ai që fitoi faullin pas një kontakti në zonë dhe sulmuesi Cara konfirmoi formën në këtë fillim të sezonit. Në vijim, Partizani provoi sërish me Carën, Gjelbrim Taipin dhe Grezdën, por rezultati nuk ndryshoi dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. atsh