Në studim u përfshinë 1 865 të rritur mbi moshën 60 vjeç, të cilët nuk kishin demencë në fillim të kërkimit.

Shkencëtarët matën në gjak treguesit që lidhen me sëmundjen e alzheimerit dhe dëmtimin e qelizave nervore, ndërsa pjesëmarrësit u ndoqën për deri në 15 vjet.

Gjatë kësaj periudhe, 240 persona zhvilluan demencë.

Rezultatet treguan se tek pjesëmarrësit me tregues që parashikonin rrezik më të lartë për Alzheimer, ata që ndiqnin një dietë me potencial më të ulët inflamatore kishin 21% deri në 29% rrezik më të ulët për të zhvilluar demencë, krahasuar me ata që konsumonin ushqime më pro-inflamatore.

Sipas studiuesve, kjo dietë përfshinte: më shumë perime, fruta, bishtajore, drithëra integrale, çaj dhe kafe; më pak mish të kuq, mish të përpunuar, drithëra të rafinuara dhe pije me sheqer.

Shkencëtarët theksojnë se studimi nuk provon se dieta anti-inflamatore mund të parandalojë ose ndalojë alzheimerin.

Megjithatë, ai sugjeron se zgjedhjet e përditshme ushqimore, mund të ndikojnë në rrezikun e demencës, edhe kur proceset biologjike të sëmundjes kanë nisur tashmë.

Alzheimeri është forma më e zakonshme e demencës dhe karakterizohet nga grumbullimi i proteinave beta-amiloid dhe tau në tru, të cilat dëmtojnë gradualisht qelizat nervore.

Inflamacioni kronik konsiderohet një nga faktorët, që mund të përshpejtojë këtë proces, ndaj dietat që ndihmojnë në uljen e inflamacionit po tërheqin gjithnjë e më shumë, vëmendjen e studiuesve, si një mënyrë e mundshme për të mbrojtur shëndetin e trurit.