Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIÇmimi i naftës zbret në 232 lekë/litër

Çmimi i naftës zbret në 232 lekë/litër

Bordi i Transparencës për Karburantet informon se çmimi i naftës do të ulet sot, pas uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Bordi bëri të ditur se referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 1 nëntor 2022, ka ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ ton) i benzinës është 961 $/ton, + 32 nga data 31 tetor 2022, ndërsa çmimi i gazoilit/diezel është 1057, – 31 $/ton nga data 31 tetor 2022. Bordi informoi po ashtu se kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një rritje të lehtë në 119.27 (+0.02 nga data 31.10.2022). Si rrjedhojë, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 232 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 220 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 212 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 200 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 74 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet. Çmimet e caktuara nga bordi do të hyjnë në fuqi sot, ora 18:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.http://ata.gov.al/2022/11/02/bordi-i-transparences-cmimi-i-naftes-zbret-ne-232-leke-liter/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments