Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEÇmimi i naftës, 227 lekë /litër

Çmimi i naftës, 227 lekë /litër

Bordi i Transparencës vendosi sot që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër. Po ashtu, Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 201 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër. Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 78 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet. Sipas njoftimit të Bordit, çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 17 gusht, ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës. Në këtë kuadër Bordi thekson se çdo referencë mbi uljen apo rritjen e çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, nuk impakton në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë bursën e nënprodukteve gazoil, benzinë. “Për të informuar drejt dhe pa shtrembërime opinionin publik, media dhe faktorët e ndryshëm politikë dhe jopolitikë duhet t’i referohen të dhënave zyrtare të agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, për bursën e Mesdheut. Administrata Doganore është orientuar që të bëjë publik informacionin mbi lëvizjet e kësaj burse me qëllim që askush të mos shtrembërojë realitetin dhe të abuzojë me informacionin”, thuhet në njoftim. Nga Vendimi i fundit i Bordit, datë 11 gusht 2022, i cili i referohet të dhënave zyrtare të agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD të datës 10.8.2022, lëvizja e çmimeve ka qenë si vijon: Datë 11.08.2022: Benzina 10 ppm +29 USD/ton; Gazoili 10ppm +42 USD/ton Datë 12.08.2022: Benzina 10 ppm + 6 USD/ton; Gazoili 10ppm + 66 USD/ton Datë 15.08.2022: Benzina 10 ppm – 5 USD/ton; Gazoili 10ppm + 41 USD/ton Datë 16.08.2022: Benzina 10 ppm -20 USD/ton; Gazoili 10ppm +40 USD/ton “Kursi i këmbimit LEK/USD, i cili impakton gjithashtu çmimin përfundimtar të karburanteve, është rritur me +1,42 lekë, krahasuar me kursin zyrtar të përdorur në mbledhjen e fundit të Bordit”, vijon njoftimi. Pra, pavarësisht se çmimet në bursë kanë pasur tendencë rritje, në javën e fundit, Bordi sqaron se nuk ka marrë vendim të menjëhershëm për rritjen e çmimit të nënprodukteve.http://ata.gov.al/2022/08/17/bordi-i-transparences-cmimi-i-naftes-227-leke-per-liter/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments