Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në prezantimin e paketës antikrizë u shpreh se çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë/kwh për të gjithë ato që shpenzojnë mbi 800 kW. Në fjalën e saj, gjatë prezantimit të paketës antikrizë ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Balluku tha se “kemi dizenjuar dhe do të shpallim sot një paketë sa i përket emergjencës energjetike”. “Kjo paketë nis me vendosjen e fashës 800 kwh, e cila vjen pas një analize të bërë me të gjitha ndërmarrje shtetërore të cilat kontribuojnë në fushën energjetike. Kjo fashë i përket një numri shumë të vogël abonentësh. Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kwh në muaj, ndërsa 4% e abonentëve familjarë përbëjnë 19% të volumit të konsumit mujor vendas”, u shpreh Ibrahimaj. “Pra, vetëm 4% e abonentëve familjarë konsumojnë 19% të 100% të volumit që krijohet nga mishelimi. Duke pasur parasysh këtë fakt, ne kemi bërë një analizë për të arritur tek kjo fashë 800 mgh dhe për mos të krijuar problematika për familjet, të cilat kryejnë aktivitete shtëpiake të përditshme bazuar në energjinë elektrike Ministrja Balluku theksoi “duke vendosur fashën 800 kilovat/orë nga 1 tetori në 15 muajt e ardhshëm, nga 1 tetori 2022 deri në dhjetor 2023 ne do të kursejmë 100 milionë euro dhe do të ketë 2.5% ulje të pritshme të konsumit të energjisë”. “Çmimi që do të aplikohet në të ardhmen për ata që konsumojnë mbi 800 kilovat/orë do të jetë 35 lekë për kwh plus 7 lekë tarifa e transmetimit dhe të shpërndarjes dhe një total shkon 42 lekë kilovati. Ndërkohë që duhet të krahasojmë me çmimin që ne aplikojmë dhe çmimin që nuk e kemi ndryshuar, pra atë çmim që qeveria shqiptare e ka mbrojtur që është nga 0-800 kwh dhe mbetet i pandryshuar 9.5 lekë”, tha Balluku. Ministrja Balluku u shpreh se “sa i përket krizës energjetike ne kemi qenë transparent dhe kemi komunikuar me publikun për të gjitha problematikat që kemi hasur duke nisur nga mungesa e reshjeve për vitin e katërt rresht, ky është fakt që mund ta vërtetoni që reshje në rajon nuk pasur, po ashtu edhe në Evropë. Ky është viti i parë që Britania e madhe dhe Gjermania kanë shpallur emergjencë për shkak të thatësirës. Ne kemi marrë masat dhe kemi siguruar furnizim të pandërprerë të energjisë ndryshe nga se ka ndodhur me vendet , ndryshe nga sa ka ndodhur me vendet fqinje. Po ashtu kemi mbajtur premtimin për ti dhënë një mbrojtje konsumatorit familjar, por edhe biznesit të vogël të cilët nuk janë ekspozuar për asnjë moment në çmimet e mishelimit , të cilin ne e krijojmë nga prodhimi vendas e importi. E kemi mbajtur të pandryshuar çmimin 9.5 lekë/ kwh”. “Sot përballë krizës që vetëm po thellohet dhe pavarësisht të gjitha projeksioneve që janë bërë nga etnitetet evropiane në fushën e energjetike ku çmimi pritet të ishte disa fish më pak se ç’është sot në bursa kriza energjetike po vjen e po thellohet dhe për këtë arsye ne duhet të marrim masa konkrete. jemi munduar ta shtyjmë në kohë me shpresën se do të kishte një përmirësim të kësaj krize dhe ulje të çmimeve në tregun ndërkombëtar, por jo vetëm që nuk ka pasur ulje, por gjatë muajit gusht kemi arritur një rekord të çmimit të megavat/orë me 1040 euro, ndërkohë që në gushtin e vitit 2021 energjia për megavat/orë tregtohej me 150 euro megavat/orë , flasim për një çmim 8 herë më të lartë”, tha Balluku.http://ata.gov.al/2022/09/08/balluku-cmimi-i-energjise-rritet-ne-42-leke-mbi-fashen-800-kwh-mbi-96-e-familjeve-nen-kete-fashe/