Friday, October 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURECmimet e Festivalit Teatror “Hapat”

Cmimet e Festivalit Teatror “Hapat”

Në një atmosferë të jashtëzakonshme rinore, janë ndarë çmimet e Festivalit Teatror “Hapat”, i mundësuar nga Fondi i Teatrit për të Rinj, i Ministrisë së Kulturës. 14 shfaqjet teatrore që u realizuan nga ky fond u finalizuan me pjesëmarrjen në festivalin “Hapat” që u zhvillua nga data 30 nëntor deri më 13 dhjetor. “Mes aq shumë talentesh që mbushën teatrot jo vetëm në Tiranë, por edhe të tjera qytete të Shqipërisë, u zgjodhën më të mirët”, shkroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në rrjetet sociale. Aktori i ri më i mirë u zgjodh Urim Aliaj për interpretimin në shfaqjen “Koloneli Zog”, ndërsa aktorja më e mirë, Algiona Aga, për interpretimin në shfaqjen “Koncerti”. Çmimin për regjinë më të mirë e mori Ina Morinaj për shfaqjen “Muji dhe Halili”, ndërsa si shfaqja më e mirë, u vlerësua “Kjo rinia jonë” me regji të Silvio Goskova. Fondi i Teatrit për të Rinj, ishte iniciativë e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Fondi i Teatrit për të Rinj, është një mbështetje e Ministrisë së Kulturës për të gjithë talentet e reja të arteve skenike, deri në 35 vjeç. Përmes këtij fondi prej 10 milionë lekësh, në vitin e dedikuar të Tiranës si Kryeqytet i Rinisë, u synua nxitja dhe zgjerimi i hartës kulturore, duke e shtrirë gjeografikisht këtë fond e duke aktivizuar krijuesit dhe interpretuesit e rinj dhe adresuar ata të punojnë dhe sigurojnë mbarëvajtjen jo vetëm në infrastrukturën e teatrit në Tiranë, por edhe në Korçë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Fieri, Elbasani edhe Pukë.https://ata.gov.al/2022/12/14/ndahen-cmimet-e-festivalit-teatror-hapat/

Per informacionet me te fundit klikoni:

Subscribe kanalin tone ne: youtube@Mhttps://https://www.youtube.com/channel/UCWwrJDjETE4qQxY8t6DPb5g

Web@https://meteoalb.com/

Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb/

Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb.moti/

Instagram@https://www.instagram.com/moti.meteoalb/

APPI@https://play.google.com/store/apps/details?id=com.meteoalb.app

APPI@https://apps.apple.com/us/app/meteoalb/id1633817605

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments