Federata Shqiptare e Futbollit organizoi për herë të parë një seleksionimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u testuan 126 futbollistë të vitlindjeve 2005, 2006, 2007, 2008 dhe 2009. Për tre muaj me radhë Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF në bashkëpunim me Drejtorinë Teknike dhe skautët e FSHF në SHBA kanë punuar përmes aplikimeve për të përpiluar listat e lojtarëve që kishin aplikuar për të marrë pjesë në këtë seleksionim, që u zhvillua në datat 20 dhe 21 maj 2023 në zonën e Nju Xhersit. Grupi organizator që udhëhoqi këtë stazh stërvitor përbëhej nga ndihmës trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi, ish-kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli, Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, përgjegjësi për futbollin e vajzave në FSHF, Florian Riza si edhe Daniel Xhafa, Fation Serhati, Zamira Tabaku, Riza Uka, Elton Mara dhe Skënder Driza. Në dy ditë janë testuar të gjithë lojtarët përmes seancave stërvitore dhe ndeshjet e kontrollit, ndërsa përshtypjet e stafit për vlerat dhe përkushtimin e lojtarëve kanë qenë mjaft pozitive dhe në këtë grup janë evidentuar futbollistë që premtojnë për të ardhmen e do të mbahen në monitorim të vazhdueshëm. atsh
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on