Monday, April 21, 2025
HomeSHKENCA DHE JETA Cikloni ”Mocha” merr jetën e të paktën 400 personave

 Cikloni ”Mocha” merr jetën e të paktën 400 personave

Cikloni ”Mocha” mori jetën e të paktën 400 personave në shtetin Rakhine të Mianmarit dhe shkaktoi dëme të mëdha, deklaroi një zëdhënës i qeverisë së unitetit kombëtar. ”Mocha” ishte cikloni më i fortë që goditi rajonin në më shumë se një dekadë dhe ndikimi i tij u ndje veçanërisht në Rakhine, një shtet i bregdetit perëndimor, shtëpia e pakicës myslimane të persekutuar Rohingya të Mianmarit. ”Shumica e të vrarëve ishin Rohingya”, tha zëdhënësi. Qeveria e unitetit kombëtar u formua pas grushtit të shtetit ushtarak të Mianmarit në vitin 2021 si një alternativë ndaj juntës në pushtet. Ajo paralajmëroi popullatën për ciklonin paraprakisht dhe punoi për organizimin e ndihmës ndërkombëtare për viktimat. Cikloni tropikal zbarkoi në Myanmar dhe Bangladeshin fqinj me shpejtësi të erës mbi 250 kilometra në orë në disa vende. Megjithatë, shkalla e plotë e dëmit po bëhet e qartë vetëm ngadalë për shkak të shkurtimeve të përhapura në linjat e komunikimit. Faqja e internetit e lajmeve Irrawaddy raportoi qindra vdekje në kampet Rohingya rreth qytetit të Sittwe, kryeqyteti i shtetit Rakhine. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ