Aktorja hollivudiane Charlize Theron, ndonëse fituese e çmimit ‘’Oskar’’ dhe protagoniste në disa prej filmave më të arrirë të shekullit 21, sërish e ka të vështirë të realizojë filma, shkruan faqja e internetit indiewire.com. Në një intervistë për revistën amerikane të modës, “Harper’s Bazaar”, aktorja shpjegoi se nuk ndihet sikur ka arritur kulmin e yllit të Hollivudit dhe foli hapur rreth mundësitë e biznesit që mund t’i kenë kushtuar. “Ndjehem sikur jam në një vend, që është ashtu siç është. Edhe nëse punoj më shumë, nuk besoj se kjo do të ndryshonte nivelin e famës time. Ka qenë gjithmonë një rrugëtim mediokër. S’kam qenë kurrë ndër ata njerëz në nivelin e Kim Kardashian. Por ndihem sikur ka qenë gjithmonë kjo gjë,” u shpreh Theron. Ajo theksoi se gjetja dhe sigurimi i financimeve për filmat që dëshiron të realizojë, për të është bërë gjithnjë e më e vështirë. Ylli i filmit “Mad Max: Fury Road” beson se kjo pjesërisht ndodh për shkak të rënies së famës dhe pjesërisht si rezultat i gjykimit të industrisë për pistat, mbështetur më tepër te kriteret, se sa te fama e yjeve të kinematografisë. “Mund të them se në të kaluarën, ishte sikur doje të kishe pak nga kjo famë, në mënyrë që të mund të bësh gjërat që vërtet dëshiron t’i bësh. Por tani është sikur po bëj budallallëqe gjithë ditën dhe njerëzit thonë: “Jo faleminderit”. Është mirë që po i bën gjërat bazuar në atë se sa të mirë janë ata kundrejt kësaj ideje të “Oh, ti je kjo gjë, dhe ne duam të bëjmë biznes me diçka tjetër”. Theron, e cila së shpejti do të shihet në vazhdimin e episodeve të ‘Fast X’ dhe ‘The Old Guard 2’, nuk po fle mbi dafina. Ylli i kinematografisë u shpreh se mbetet e motivuar për vazhdimin e punës dhe përdorimin e platformën së saj për të përmirësuar kushtet për aktoret e reja, që sapo kanë nisur karrierën e tyre. “Ka një luftë të natyrshme brenda meje me dëshirën për krijimin e mjediseve që duket sikur ndodhin gjërat që do të doja të kishin ndodhur 30 vjet më parë kur fillova unë”, tha ajo. atsh
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on