Një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë, Emiratet e Bashkuara Arabe, duket se janë në një rrugë të sigurtë për t’i thënë plotësisht lamtumirë përdorimit të lëndëve djegëse fosile në prodhimin e energjisë elektrike. Në periferi të Dubait, po ndërtohet centrali më i madh diellor në botë i bazuar në modelin IPP (Prodhuesit e Pavarur të Energjisë), i cili me siguri do e ndihmojë vendin t’i afrohet këtij qëllimi. Vendi po zhvillon një sërë teknikash dhe praktikash për të përmirësuar efikasitetin e sektorit të energjisë duke racionalizuar konsumin dhe duke gjetur zgjidhje alternative për prodhimin e energjisë konvencionale. Mes tyre është një termocentral diellor me emrin e sundimtarit të Dubait dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhamed Bin Rashid Al Maktoum. Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të trefishojnë furnizimin e tyre me energji të rinovueshme dhe të investojnë deri në 54 miliardë dollarë gjatë shtatë viteve të ardhshme për të përmbushur kërkesat në rritje për energji. Ato përfshijnë gjithashtu investime në karburantin e hidrogjenit me emetim të ulët dhe zhvillimin e infrastrukturës për automjetet elektrike. Synimi është për t’i thënë plotësisht lamtumirë përdorimit të lëndëve djegëse fosile në prodhimin e energjisë elektrike deri në vitin 2050.
Centrali më i madh diellor në botë
RELATED ARTICLES