Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEZGJEDHJET VENDORE 2023Celibashi:Përcaktoni vendin e publikimit të materialeve propagandistike

Celibashi:Përcaktoni vendin e publikimit të materialeve propagandistike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i dërgoi shkresë 61 bashkive të vendit, lidhur me përcaktimin e vendeve publike për afishimin e materialeve propagandistike të fushatës elektorale të subjekteve zgjedhore. Në shkresën drejtuar bashkive, Celibashi argumentoi se përcaktimi i vendit për afishimin e materialeve propagandistike është detyrim ligjor i Kodit Zgjedhor. “Duke marrë në konsideratë denoncimet dhe ankesat e adresuara në KQZ mbi përcaktimin e vendeve publike për afishimin e materialeve propagandistike në fushatë elektorale të subjekteve zgjedhore, ju sjell në vëmendje që të merrni masa të menjëhershme për përmbushjen e detyrimit sipas Kodit Zgjedhor. Brenda dy ditëve nga marrja e shkresë, ju lutem të dërgoni në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e vendeve të lejuara për afishimin e materialeve propagandistike për fushatën elektorale. Kjo listë dhe vendimi përkatës për caktimin e këtyre vendeve duhet të publikohen menjëherë në faqen elektronike të institucionit tuaj”,- shkruan Celibashi. Po ashtu, Celibashi iu kujtoi bashkive marrjen e masave për heqjen e materialeve propagandistike të ngelura nga fushata e mëparshme. “Gjithashtu ju sjell në vëmendje, marrjen e masave të menjëhershme për të hequr materialet propagandistike të subjekteve zgjedhore nga fushata zgjedhore të mëparshme. Moszbatimi i detyrimit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor, ju ngarkon me përgjegjësi”, shkruan Celibashi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments