Nga rrënojat antike deri tek peizazhet natyrore, Butrinti vijon të mbetet destinacioni unik që tërheq vizitorët nga e gjithë bota. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bën të ditur se “vetëm gjatë pesëmujorit të parë të vitit, Parku i Butrintit mirëpriti 38,285 vizitorë, 79.4% më shumë krahasuar me vitin 2023”. Sipas tij, rreth 52% e vizitorëve kanë qenë turistë nga vende të ndryshme të botës. Butrinti është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Butrinti ky thesar i lashtësisë që ruan historinë e qytetërimeve të mëdha ka qenë dëshmitar i shumë epokave nga antikiteti deri në mesjetë. Rrugët e tij antike mbartin gjurmët e Romës, të bizantit, venecianëve dhe ende dëshmojnë për madhështinë e qytetit në kohët e lashta. Mes rrënojave të lashtësisë muzeu i Butrintit shfaq një kronologji të historisë mijëra vjeçare të qytetit antik. Teatri i Butrintit ka pritur shfaqje dhe rituale të shumta gjatë shekujve dhe është një dëshmi e kulturës dhe artit të lashtësisë. Në zemër të tij ndodhen bazilika dhe nimfeumi që tregojnë ndërthurjen unike të arkitekturës dhe religjionit.Mozaikët e ruajtur me kujdes me figurat e tyre të ndërlikuara me rrëfejnë histori të rralla për jetën dhe traditën e pasur të këtij vendi magjik.
Butrinti, mbi 38 mijë vizitorë në pesë muaj
RELATED ARTICLES