Saturday, November 23, 2024
HomeMJEDISButrint, monitorime për gjuetinë e paligjshme

Butrint, monitorime për gjuetinë e paligjshme

Në zonën e Butrintit vijon monitorimi i gjuetisë së paligjshme dhe ndërtimeve pa leje. Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Vlorë bën të ditur se “gjatë ditës së sotme po kryhet monitorimi në terren në zonën e Butrintit për gjuetinë e paligjshme dhe ndërtimet në kundërshtim me ligjin”. “Objekti i këtij monitorimi është mbrojtja e territorit nga ndërtimet dhe gjuetia e paligjshme”, theksoi DRIKMT Vlorë. Drejtoritë rajonale të IKMT po kryejnë kontrolle për gjueti të paligjshme në disa zona të mbrojtura të vendit.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u bënë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj florës dhe faunës. Në mars të 2022 qeveria shqiptare miratoi projektligjin për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë deri në 2027. Vitet e fundit është konstatuar se përveç një rritjeje të ndjeshme të llojit të shpendëve të egër dhe faunës së egër, por edhe një ndërgjegjësim i popullatës falë një komunikimi të shtuar nga ambientalistët dhe shoqata të ndryshme të mbrojtjes së faunës dhe mjedisit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments