Qendra shëndetësore në Bubullimë të Lushnjës, e  rikonstruktuar totalisht ofron kushte bashkëkohore shërbimi për qytetarët.Balluku thekson se tashmë Qendra Shëndetësore në Bubullimë të Lushnjes është transformuar me kushte dhe standarde dinjitoze për ofrimin e shërbimit shëndetësor ndaj komunitetit.

Krahas rikonstruksionit të plotë të godinës shëndetësore në Bubullimë të Lushnjës, investime janë kryer edhe për pajisjet dhe aparaturat e reja mjekësore që kanë  shndërruar këtë një qendër model, në shërbim të gjithë komunitetit të zonës.

Me mbështetjen e buxhetit të shtetit, objektet e kujdesit parësor shëndetësor i janë nënshtruar rikonstruksionit tërësor duke mundësuar kështu kushte më të mira për mjekët dhe shërbim cilësor për qytetarët.