Bordi i Transparencës së Çmimit të Karburanteve vendosi sot që çmimi i shitjes së naftës me pakicë të jetë 181 lekë/litër. Në vendimin e Bordit thuhet se, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil, i standardit SSH EN 590 të jetë, jo më shumë se 181 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë, jo më shumë se 169 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë, e standardit SSH EN të jetë, jo më shumë se 181 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 87 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 prill, ora 18:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i Transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on