Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në konferencën e sotme për media, ka bërë të ditur vendimin për hyrje në grevë të përgjithshme nga 25 gushti. Ky vendim sipas tyre është marrë për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka thënë se kanë qenë të obliguar ta marrin një vendim të tillë, teksa ka paralajmëruar zgjatjen e grevës deri në plotësimin e kërkesave. “BSPK-ja ka ndjekur të gjitha rrugët ligjore drejt realizimit të kërkesave tona, por nuk kemi arritur të ulemi të bisedojmë me Qeverinë për të gjetur rrugën e duhur. Prandaj, mos realizimi i kërkesave tona na ka shtyrë që sot ta shpallim grevën e përgjithshme”, ka theksuar Hykolli. Kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës janë që deri në miratimin e Ligjit për Paga, të gjithë punëtorët e sektorit publik të marrin një shtese prej 100 euro në muaj, nisjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=614728
BSPK shpall grevën e përgjithshme nga 25 gushti
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on