Mbi 93% e ndërmarrjeve, në secilin grup sipas madhësisë, kanë raportuar fitim gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2022, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. BSH-ja realizoi vrojtimin e ndërmarrjeve për gjashtëmujorin e dytë 2022 nëpërmjet një kampioni prej 1,352 ndërmarrjesh të madhësive të ndryshme të shtrira gjeografikisht në të gjithë vendin dhe që kryejnë aktivitetin e tyre në sektorët kryesorë të ekonomisë. Pritshmëritë e BSH-së mbi rezultat e vrojtimit, për gjashtëmujorin e ardhshëm për nivelin e shitjeve të përgjithshme dhe rezultatin financiar paraqiten pozitive për ndërmarrjet e të gjitha madhësive dhe më optimiste në krahasim me periudhën paraardhëse. Sinjalet vijojnë të jenë optimiste lidhur me zgjerimin e veprimtarisë apo rritjen e investimeve për të gjitha madhësitë e ndërmarrjeve. Për sa i përket pritshmërive për gjashtëmujorin e ardhshëm, ato vijojnë të mbeten optimiste, por paraqesin ngushtim për ndërmarrjet e vogla në krahasim me periudhat paraardhëse të analizuara, thekson Banka e Shqipërisë. Gjatë periudhës, rreth 57% e ndërmarrjeve kanë vijuar të financojnë veprimtarinë e tyre vetëm nëpërmjet shitjeve, duke shënuar rritje për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme. Ndërkohë, prirja e kombinimit të burimeve të financimit vijon të zërë një peshë të konsiderueshme për periudhën, duke u zgjeruar për ndërmarrjet e mesme dhe ato të mëdha. Peshën kryesore në këtë aspekt vijon ta zërë financimi i realizuar nëpërmjet kombinimit të shitjeve me rezervat e mbartura, ndjekur nga kombinimi i shitjeve me huanë. atsh
Recent Comments
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on