Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBSH-Treguesi i besimit në ekonomi

BSH-Treguesi i besimit në ekonomi

Treguesi i besimit në ekonomi pësoi rënie me 1.8 pikë por duke qëndruar ende mbi mesataren e tij historike. Banka e Shqipërisë, publikoi vrojtimin mbi Treguesit e Ndjesisë Ekonomike, sipas të cilit, rënia reflektoi rënien e besimit në sektorët e industrisë, të shërbimeve dhe të tregtisë. Ndërsa, besimi konsumator dhe besimi në sektorin e ndërtimit u përmirësuan në muajin gusht të këtij viti. Vrojtimi i BSH-së vëren se, treguesi i besimit të industrisë ra me 4.1 pikë përqindje në gusht. Kjo u reflektua në të tre komponentët përbërës, kërkesa e huaj dhe ajo e brendshme, si edhe vlerësimet për prodhimin aktual. Nga ana tjetër, pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen janë rritur. Treguesi i besimit në shërbime ra me 5.8 pikë përqindje në muajin gusht, edhe në këtë rast për të dytin muaj radhazi. Kjo u përcaktua nga rënia e vlerësimit për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe vlerësimet për kërkesën. Pritjet e bizneseve të shërbimeve për çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë ulur këtë muaj. Treguesi i besimit në tregti ra me 4.4 pikë përqindje në muajin gusht, i ndikuar nga vlerësimet më pesimiste për ecurinë aktuale të biznesit të tyre dhe pritjet për punësimin në muajt e ardhshëm. Pritjet e tyre për kërkesën, ecurinë e biznesit dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë vlerësuar gjithashtu në rënie. Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 4.4 pikë përqindje në muajin gusht. Përmirësimi u shkaktua nga vlerësimet optimiste të bizneseve për aktivitetin e tyre ndërtues. Nga ana tjetër, vlerësimi i tyre për kontratat porositëse ishte në rënie këtë muaj. Pritjet e bizneseve të ndërtimit për punësimin u rritën në muajin gusht, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen regjistruan rënie të lehtë. Treguesi i besimit konsumator u rrit me 1.8 pikë përqindje në muajin gusht. Kjo rritje reflektoi kryesisht pritjet më optimiste për situatën e tyre financiare dhe për situatën e përgjithshme ekonomike në vend. Vlerësimi i tyre për blerjet e mëdha aktuale u përmirësua gjithashtu në këtë muaj, por pritjet për blerjet në të ardhmen u gjykuan në rënie.http://ata.gov.al/2022/09/07/vrojtimi-i-bsh-se-treguesi-i-besimit-ne-ekonomi-me-renie/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ