Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Stabilizohen çmimet e banesave, rënie mesatare me 7.6%

BSH: Stabilizohen çmimet e banesave, rënie mesatare me 7.6%

Tregu i pasurive të paluajtshme është stabilizuar. Banka e Shqipërisë në vrojtimin e publikuar sot bëri të ditur se, çmimet kanë pësuar rënie si në rang vendi ashtu edhe për kryeqytetin. “Sipas indeksit Fischer, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës është ulur me 7.6% në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2023. Indeksi i çmimeve për pronat e shitura në Tiranë regjistroi një rënie prej 10.1% ndaj periudhës paraardhëse, dhe vetëm pak më i lartë në krahasim me vlerën e një viti më parë. Në kryeqytet një banesë është shitur më shpejt se sa në qytete të tjera të vendit”, thuhet në raportin e BSH-së. Gjatë gjashtëmujorit të dytë të viti 2023, rreth 26% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Nga këta, rreth 2/3 rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Po ashtu, rezulton se ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të banesave të pashitura. Ndërkohë që e kundërta ka ndodhur me çmimin e qirave. Sipas Bankës së Shqipërisë qiratë kanë pësuar një shtrenjtim. Ndikim në këtë drejtim duket se kanë dhënë edhe kërkesat e shtuara nga turistët për marrjen e ambienteve me qira sidomos në kryeqytet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments