Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Shiten 14 miliardë lekë bono thesari

BSH: Shiten 14 miliardë lekë bono thesari

Norma e interesit (yield-et) e bonove të thesarit me afat 12-mujor shënuan përsëri një rritje të lehtë në ankandin e dytë të vitit 2024. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar u rrit në 3.44%, nga 3.4% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, në datën 3 janar. Nga 14 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur e bonove nga Ministria e Financave, shuma totale e kërkesave në ankand arriti në 14.8 miliardë lekë. Rritja e lehtë e normës së interesit në ankandet e para të këtij viti mund të shpjegohet me një shtim të kërkesës për financim nga qeveria në muajt e parë të këtij viti. Shuma prej 14 miliardë lekësh e bonove të emetuara në ankandin e ditës së martë ishte dy miliardë lekë më e lartë se shuma e instrumentit 12-mujor që maturohet këtë javë. Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, huamarrja e planifikuar për tremujorin e parë 2024 do të ketë vlerën e 144.5 miliardë lekëve, në rritje me 19.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe me pothuajse 80% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2023.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ