Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH licencoi 56 zyra të reja të këmbimit valutor ,2022

BSH licencoi 56 zyra të reja të këmbimit valutor ,2022

Banka e Shqipërisë bën të ditur se gjatë vitit 2022 vijuan aplikimet për ushtrimin e veprimtarisë financiare të këmbimit valutor. Referuar Raportit të Mbikëqyrjes Financiare, që publikoi sot BSH-ja, në fund të këtij viti, kjo veprimtari ushtrohej nga 583 zyra të këmbimi valutor. Sipas BSH-së, gjatë vitit 2022 u dhanë 56 licenca të reja të zyrave të këmbimit valutor, si dhe u revokuan 29 licenca. Struktura e sistemit bankar dhe financiar në fund të vitit 2022, përbëhet nga 11 banka, 38 subjekte financiare jobanka, 583 zyra të këmbimit valutor, 16 shoqëri të kursim-kreditit dhe 1 union i shoqërive të kursim-kreditit. Bankat e ushtrojnë veprimtarinë nëpërmjet 401 degëve/agjencive, të shtrira brenda territorit të vendit. Gjatë këtij viti, rrjeti i bankave u zgjerua me 1 degë të re, ndërkohë që bankat kanë njoftuar mbylljen e 21 degëve/agjencive. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments