Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH , inflacioni më i lartë sesa pritej

BSH , inflacioni më i lartë sesa pritej

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë rriti të mërkurën normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje, duke e çuar në 2.25%. Kjo është rritja e katërt e e aplikuar gjatë këtij viti dhe tashmë norma bazë e interesit ka arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2014. Këshilli Mbikëqyrës vendosi gjithashtu të rrisë më tej me gjysmë pikë normën e interesit të depozitës njëditore nga 0.75% në nivelin 1.25% si dhe normën e interesit të kredisë njëditore nga 2.75% në 3.25%. Në argumentimin e vendimit, Guvernatori, Gent Sejko, tha se sërish presionet e jashtme inflacioniste po rezultojnë më të forta dhe më të qëndrueshme nga sa parashikohej.https://lajme.rtsh.al/artikull/banka-e-shqiperise-rrit-perseri-normen-baze-e-con-ne-225-inflacioni-me-i-larte-sesa-pritej

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments