Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBSH bleu 12 milionë euro javën e kaluar

BSH bleu 12 milionë euro javën e kaluar

Banka e Shqipërisë zhvilloi ankandin e planifikuar të blerjes së valutës për nevojat e administrimit të rezervës valutore. Sipas njoftimit nga Banka Qendrore, në raundin e parë të ankandit Banka e Shqipërisë bleu gjithsej 10 milionë euro, ndërsa shuma e planifikuar për t’u blerë ishte mes pesë dhe dhjetë milionë eurove. Blerjet u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 106.4 dhe 106.62 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 106.5 lekë. Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 2 milionë eurosh, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë, prej 106.5 lekësh. Në total, shuma e blerë në ankandin e datës 22 shtator arriti në 12 milionë euro. Oferta e pjesëmarrësve në ankand këtë herë rezultoi mjaft e lartë, për një vlerë totale prej 22.4 milionë eurosh. Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë janë pjesë e programit të ankandeve për menaxhimin e rezervës valutore dhe në kushte normale nuk kanë qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ