Ministrat e Brendshëm të BE-së u takuan në Luksemburg për të diskutuar migrimin, zonën e udhëtimit pa viza të Bashkimit Evropian, zonën Schengen dhe vendosjen e sistemit të ri të kontrollit kufitar.

Gazeta britanike ”Financial Times” raportoi fillimisht mbi paralajmërimet nga Franca, Gjermania dhe Holanda rreth EES së bashku me shqetësimet nga industria e udhëtimeve për ndërprerje të mëdha.

Para takimit, të tre vendet i thanë Komisionit Evropian se ”sistemi i ri nuk ishte ende mjaftueshëm i qëndrueshëm dhe se testet kombëtare të kërkuara për futjen e EES nuk janë kryer”.

”Pritet që 40% e trafikut të prekur nga EES-i i ri të udhëtojë nëpër këto tre vende”, tha një diplomat i BE-së.

Johansson konfirmoi sot se Franca, Gjermania dhe Holanda ishin tre vendet që njoftuan se nuk ishin gati.

Sistemi i automatizuar kërkon që udhëtarët që mbërrijnë në bllok nga një vend joanëtar i BE-së, të regjistrojnë informacionin e tyre personal si imazhet e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve në aeroporte.