Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIBrazili përjeton përhapje të shpejtë të viruseve ”Denge dhe ”Zika”

Brazili përjeton përhapje të shpejtë të viruseve ”Denge dhe ”Zika”

Epidemia ‘’Denge’’ nuk ndalet. Në Brazil, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga ministria e Shëndetësisë, këtë vit janë konfirmuar 391 vdekje të shkaktuara nga infeksioni i mushkonjave, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për 854 vdekje të tjera, shkruan il messaggero.it. Rastet e dyshuara kalojnë një milion e gjysmë, prej të cilave 12 mijë janë të rënda. Një emergjencë shëndetësore është shpallur gjithashtu në 9 shtete të vendit të Amerikës së Jugut. Sindroma e infeksionit kongjenital për virusin Zika gjithashtu u rihap sërish në vitin 2023, me 1035 raste, shifra më e lartë që nga viti 2019. Një koktej virusesh që tani tremb edhe Evropën. Si t’i njohim ato? Me pak fjalë, simptomat e Dengës janë: temperaturë e lartë, dhimbje koke të forta, dhimbje prapa dhe rreth syve, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, të përziera dhe të vjella, acarime të lëkurës që shfaqen pas temperaturës. Për Zika-n, megjithatë, vlerësohet se në 80% të rasteve infeksioni është asimptomatik. Simptomat, kur janë të pranishme, janë të ngjashme me ato të sindromës së gripit, ndonjëherë të shoqëruara me skuqje makulopapulare, artralgji, mialgji, dhimbje koke dhe konjuktivit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments