Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se javën që shkoi, Banka Qendrore e Kosovës ka transferuar në llogari të qeverisë shumën prej 10.38 milionë euro, në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, ashtu siç parashihet sipas tij në ligjin për Bankën Qendrore të Republikës. “Kjo shënon herën e parë në historikun e ri të shtetit tonë pas pavarësimit, që një transfer i tillë është mundësuar, falë performancës së mirë financiare të investimeve të BQK-së”, ka shkruar ministri Murati në Facebook.