Bankat në eurozonë mbeten të ndjeshme ndaj goditjeve të jashtme, tha sot Banka Qendrore Evropiane (BQE) në prezantimin e Rishikimit të Stabilitetit Financiar gjashtëmujor. “Perspektiva e dobët ekonomike së bashku me pasojat e inflacionit të lartë po e tendosin aftësinë e njerëzve, kompanive dhe qeverive për të shlyer borxhin e tyre”, tha zëvendëspresidenti i BQE-së, Luis de Guindos. “Është kritike që ne të mbetemi vigjilentë ndërsa ekonomia po kalon në një mjedis me norma interesi më të larta të shoqëruar me pasiguri në rritje dhe tensione gjeopolitike”, theksoi ai. Institucionet financiare kanë përfituar nga rritja e shpejtë e normave të interesit që nga korriku 2022, pasi fitojnë të ardhura nga normat e larta të kreditimit dhe marrin vetë interesat kur depozitojnë para në BQE. Megjithatë, bankat në Gjermani, kanë shumë kredi afatgjata me norma interesi relativisht të ulëta dhe kërkesa për financime të reja ka tentuar të bjerë muajt e fundit. Në tregjet e pronave, ndryshimi i normave të interesit u ka dhënë fund viteve të rritjes së çmimeve, ndërkohë që kostot më të larta të financimit po bëhen barrë për pronat komerciale. Bankat në eurozonë kanë përfitime nga rritja e normave të interesit, por përballen me erëra të kundërta nga kostot e larta të financimit, përkeqësimi i cilësisë së aktiveve dhe vëllimet e ulëta të huadhënies”, raportoi BQE-ja. Në përgjithësi, sistemi bankar i eurozonës është i pozicionuar mirë për t’i bërë ballë këtyre rreziqeve”, tha BQE-ja
BQE: Stabiliteti financiar i bankave të eurozonës i ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm
RELATED ARTICLES