Borxhi publik pritet të zbresë nën nivelin 70 % të GDP-së deri në fund të këtij viti, nga 73.2% që ishte në fund të vitit 2021. Menaxhimi i portofolit të borxhit publik gjatë 3 viteve të fundit është përballur me sfida si rezultat i situatës së krijuar nga tërmeti i vitit 2019, përhapja e pandemisë COVID-19, dhe së fundmi nga kriza globale për shkak të invazionit rus në Ukrainë. Pavarësisht situatës së krijuar, gjatë kësaj periudhe portofoli i borxhit të qeverisjes qendrore është arritur të menaxhohet, duke qenë në linjë me objektivat makro-fiskale, nevojat buxhetore për financim dhe objektivat strategjikë afatmesëm të menaxhimit të borxhit. Në rishikimin më të fundit të buxhetit, në muajin korrik, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, uli limitin fillestar ligjor të deficitit fiskal me gati 1% të PBB-së, nga 5% që ishte, në 4.1% të PBB-së. Duke analizuar treguesit, MFE parashikon që deficiti i përgjithshëm fiskal për të gjithë vitin 2022 të jetë edhe më i ulët se kufiri ligjor i rishikuar, rreth 3.3-3.5 % të PBB-së. Po ashtu, parashikohet që borxhi publik të jetë nën nivelin prej 70% të GDP-së deri në fund të këtij viti, nga 73.2% që ishte në fund të vitit 2021, duke vazhduar kështu qartësisht trajektoren rënëse të filluar që nga viti i kaluar. Gjatë vitit 2021, huamarrja në terma bruto u realizua në vlerën 481.2 miliardë lekë, nga të cilat 71.7% (ose 345.1 miliardë lekë) u financuan nëpërmjet burimeve të brendshme dhe 28.3% (ose 136.1 miliardë lekë) nëpërmjet burimeve të huaja. Në tregun e brendshëm, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka emetuar tituj shtetërorë në vlerën 345.1 miliardë lekë, nga të cilat 296.3 miliardë lekë shërbyen për rifinancimin e titujve ekzistues. Pavarësisht pasigurisë së krijuar në mjedisin ekonomik, e reflektuar kjo edhe në tregun e titujve shtetërorë, pjesa më e madhe e borxhit të ri është huazuar nëpërmjet titujve afatgjatë (rreth 96.6% e financimit neto), duke qenë në linjë me objektivat strategjikë afatmesëm për reduktimin e riskut të rifinancimit dhe atij të normave të interesit. Në tregun e huaj, huamarrja gjatë vitit 2021 u realizua në nivelin prej 136.1 miliardë lekë.https://ata.gov.al/2022/10/13/borxhi-publik-pritet-te-zbrese-nen-nivelin-70-te-gdp-se/
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on