Tuesday, February 18, 2025
HomeSOCIALEKOSOVA Borrell: Serbia dhe Kosova të zbatojnë angazhimet

 Borrell: Serbia dhe Kosova të zbatojnë angazhimet

Serbia dhe Kosova u zotuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe aneksin e saj, shkroi në një postim në Twitter, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell. “Bashkimi Evropian pret që të dyja vendet të respektojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin prej saj dhe të fillojnë zbatimin e tyre sa më shpejt e mundur”, tha ai. “Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim”, shtoi Borrell, duke theksuar se angazhimet e ndërmarra nga Beogradi dhe Prishtina më 19 mars, në rrugët e tyre evropiane drejt anëtarësimit janë në zhvillim e sipër. “Marrëveshja që ata arritën për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur, gjatë takimit të kryenegociatorëve dje në Bruksel, është hapi i parë”, tha ai. Marrëveshja do të miratohet në takimin e radhës të nivelit të lartë, ku do të thirret përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Deklarata për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë është pjesë e obligimeve të Aneksit Implementues të rënë dakord në takimin e fundit të nivelit të lartë të mbajtur në qytetin maqedonas të Ohrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ