Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBorrell: Moska po krijon varësi të reja me grurin 

Borrell: Moska po krijon varësi të reja me grurin 

Rusia po ofron grurë me kosto të ulët për ekonomitë në zhvillim për të krijuar varësi të reja, duke përkeqësuar dobësitë ekonomike dhe pasigurinë globale të ushqimit, shkruan Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, në një letër drejtuar vendeve në zhvillim dhe G20-ës. Borrell e shkroi letrën të hënën për t’i nxitur këto vende të flasin “me një zë të qartë dhe të unifikuar” për ta shtyrë Moskën t’i kthehet marrëveshjes së grurit. ”Ndërsa bota përballet me ndërprerje të furnizimit dhe rritje të çmimeve, Rusia u afrohet vendeve vulnerabël me oferta dypalëshe të dërgesave të drithit me zbritje duke pretenduar se zgjidh një problem të krijuar nga vetja”, thuhet në letër. “Kjo është një politikë cinike që shndërron qëllimisht ushqimin në armë për të krijuar varësi të reja duke përkeqësuar dobësitë ekonomike dhe pasigurinë globale të ushqimit”, shton Borrell. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments