Shefi për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka renditur tri kërkesa të qarta për zgjidhjen e situatës në veri të Mitrovicës. Kërkesa e parë sipas tij është të mbahen zgjedhjet e reja lokale tani në veri, sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës dhe fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Për më tepër ai ka shkruar në Twitter se: :Dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”. “Kemi 3 kërkesa të qarta: Zgjedhjet e reja lokale tani, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës, dhe fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar ai. Borrell ka shkruar po ashtu edhe për takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për situatën siç ka thënë ai të rrezikshme në veri të Kosovës.atsh
Borrell me tri kërkesa, zgjedhje me pjesëmarrje serbe dhe Asociacion
RELATED ARTICLES