Sunday, May 12, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBorrell: Gaza si një varr i hapur

Borrell: Gaza si një varr i hapur

Rripi i Gazës është tashmë një varr i hapur, pasi ka qenë një burg në qiell të hapur, denoncoi sot kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. “Gaza ishte para luftës burgu më i madh në qiell të hapur. Sot ajo është varreza më e madhe e hapur për dhjetëra mijëra njerëz, por edhe për shumë nga parimet më të rëndësishme të së drejtës humanitare”, tha Borrell, pak para fillimi i takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së. ”Në Gaza nuk jemi më në prag të urisë, ne po përballemi me një zi buke që prek mijëra njerëz”, tha ai. ”Është e papranueshme që uria të përdoret si armë lufte”, denoncoi ai sërish, siç bëri javën e kaluar para OKB-së. ”Ministrat e Jashtëm evropianë do të diskutojnë sot situatën në Gaza, por asnjë vendim i madh nuk pritet të merret”, pranoi kreu i diplomacisë lituaneze, Gabrielius Lansbergis. Megjithatë, ministrat pritet të shpallin sanksione kundër kolonëve izraelitë, të akuzuar për abuzime kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments