Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se trajnimi i pilotëve ukrainas për F-16 ka filluar në disa vende, përfshirë Poloninë. Borrell në një deklaratë për media në hyrje të takimit të Ministrave të mMrojtjes të vendeve të BE-së, tha: “Jam i lumtur që më në fund pilotëve ukrainas ka filluar t’u jepet trajnimi për F-16. Kjo do të marrë kohë, por sa më shpejt të përfundojë, aq më mirë”. Ai theksoi se trajnimet filluan në disa vende dhe se një nga këto vende ishte Polonia. I pyetur se në çfarë faze është procesi i përbashkët i prokurimit që vendet e BE-së të përshpejtojnë dërgimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë, Borrell deklaroi se ky proces po përparon. Në takimin e G7 të mbajtur në Japoni javën e kaluar, u hap rruga për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë. atsh
Borrell: Fillon trajnimi i pilotëve ukrainas për F-16 në Poloni
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on