Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVABorrell: Evropa nuk mund të përballojë një konflikt të ri

Borrell: Evropa nuk mund të përballojë një konflikt të ri

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, duke theksuar se punon për një takim të nivelit të lartë mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, pas tensionit të rritur në veri të Kosovës, tha se Evropa nuk mund të përballojë një konflikt të ri. Para takimit të tij me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç, në Bruksel, Borrell bëri deklarata lidhur me ngjarjet që shkaktuan rritjen e tensioneve në veri të Kosovës. Ai theksoi se BE-ja dënon të gjitha aktet e dhunës, ndërsa shprehu mbështetjen ndaj KFOR-it. Duke treguar se sot në mëngjes ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa mbrëmë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryediplomati evropian tha se “I kam bërë thirrje të dyja palëve që të marrin masat e nevojshme për të ulur tensionet urgjentisht dhe pa parakushte. Të gjitha llojet e hapave të njëanshëm duhet të evitohen dhe qetësia duhet të rivendoset”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments