Thursday, March 20, 2025
HomeSOCIALEBordi i Transparencës: Çmimi i naftës, 221 lekë për litër

Bordi i Transparencës: Çmimi i naftës, 221 lekë për litër

Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër. Në njoftimin për shtyp nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëhet e ditur se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN u vendos të jetë jo më shumë se 207 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër. Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 gusht, ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. “Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin për shtyp të MFE.https://ata.gov.al/2022/08/02/bordi-i-transparences-cmimi-i-naftes-221-leke-per-liter/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ