Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBordi: Çmimi i naftës ulet me 7 lekë

Bordi: Çmimi i naftës ulet me 7 lekë

Bordi i Transparencës së Çmimit të Karburanteve vendosi uljen me 7 lekë të çmimit me pakicë së tregtimit të naftës. “Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 15.03.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 775, -54 nga data 13.03.2023, $/ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 721, -69 nga data 13.03.2023, $/ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 108.28 (+1.03 nga data 13.03.2023). Si rrjedhojë çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 182 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër”, bën të ditur Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 89 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, ora 18:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments