Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBonot 12-mujore, yield-et në kufirin e 3.95%

Bonot 12-mujore, yield-et në kufirin e 3.95%

Norma e interesit ose yield-et e bonove 12-mujore u rritën në ankandin e kësaj jave arritën pothuaj në nivelin 4%. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar arriti në 3.95%, nga 3.73% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në fund të muajit gusht. Ndërkohë, yield-i mesatar i thjeshtë e kaloi nivelin e 4% dhe shënoi nivelin 4.01%, nga 3.75% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Yield-i maksimal i pranuar në ankand arriti në 4.44%. Një zhvillim pozitiv i ankandeve të fundit është stabilizimi i kërkesës së investitorëve. Sipas BSH-së, ministria e Financave arriti të sigurojë të plotë shumën e kërkuar prej 7 miliardë lekësh. “Rritja e shpejtë e yield-eve të titujve qeveritarë po krijon kushtet e për përcjelljen e qëllimit të politikës monetare, që në kushtet e inflacionit të lartë synon të nxisë kursimin dhe të frenojë kreditimin dhe shpenzimet, për të ngadalësuar kërkesën e brendshme”, thekson BSH-ja.https://ata.gov.al/2022/09/21/bonot-12-mujore-yield-et-ne-kufirin-e-3-95/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments