Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEBllokohen 9 mjete të tjera lundruese nga Saranda në Durrës

Bllokohen 9 mjete të tjera lundruese nga Saranda në Durrës

Policia Kufitare ka vijuar kontrollet në të gjithë vijën bregdetare të vendit, për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe të drejtimit të mjeteve lundruese. Kontrollet janë kryer në kuadër të planit të posaçëm të masave, të hartuar dhe të monitoruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim mbarëvajtjen e plotë të sezonit turistik 2023. Departamenti i Policisë Kufitare njofton se, nga Sarandë në Durrës janë bllokuar 9 mjete të tjera lundruese. 2 gomone dhe 1 Jet Ski u bllokuan në plazhin e Ksamilit, Potamit dhe në atë të Golemit, pasi u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara dhe për këtë shkak përbënin rrezik për pushuesit. Ndërsa është ndëshkuar me masë administrative 110 000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit lundrues që u konstatua në paligjshmëri në Ksamil, ndërsa 2 drejtuesit e tjerë u ndëshkuan secili me 100 000 lekë të rinj. 3 Jet Ski, 2 skafë dhe 1 gomone u bllokuan pasi pronarëve apo drejtuesve të tyre iu mungonin dokumentet që vërtetonin pronësinë për to apo dokumente të tjera që kërkon ligji, me qëllim lundrimin. Teksa është ndëshkuar me masa administrative 10 000-20 000 lekë të rinj, secili nga këta shtetas. Shërbimet e Departamentit të Policisë Kufitare, në zbatim të planit të posaçëm të masave që ka ndërmarrë Policia e Shtetit, me qëllim kryesor, mbarëvajtjen e plotë të sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet nga toka dhe deti, për të verifikuar ligjshmërinë e posedimit dhe të drejtimit të mjeteve lundruese, si dhe për të parandaluar ngjarjet me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të menjëhershme, u bllokuan 9 mjete të tjera lundruese, konkretisht në plazhin e Ksamilit, u bllokua një mjet lundrues gomone, për shkak se lundronte tej zonës së lejuar për këtë veprimtari dhe si pasojë përbënte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve në këtë plazh. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj. Në plazhin e Potamit, u bllokua një tjetër mjet lundrues gomone, për shkak se lundronte tej zonës së lejuar për këtë veprimtari, dhe si pasojë përbënte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve në këtë plazh. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj. Në plazhin e Golemit, u bllokua një mjet lundrues argëtimi Jet Ski, pasi lundronte tej zonës së lejuar për këtë veprimtari, dhe si pasojë përbënte rrezik potencial për sigurinë e pushuesve në këtë plazh. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj. Në plazhe të ndryshme në juridiksionin e DVKM Vlorë, u bllokuan 3 mjete të tjera lundruese argëtimi Jet Ski dhe 1 gomone, pasi drejtuesit e tyre ishin të papajisur me dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Secili nga këta shtetas u ndëshkua me masë adiministrative 10 000 lekë të rinj. Në portin e Durrësit, u bllokuan 2 mjete lundruese skafë, pasi drejtuesit e tyre kishin tejkaluar afatin për regjistrimin e pronësisë për këto mjete, sipas përcaktimeve ligjore. Secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese, u ndëshkua me masë adiministrative 20 000 lekë të rinj. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments