Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBllokimi i lëvizjes dhe devijimi në autostradat dhe rrugët interurbane

Bllokimi i lëvizjes dhe devijimi në autostradat dhe rrugët interurbane

Policia e Shtetit ka vendosur gjatë natës “Perimetrin e Sigurisë” për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të Samitit të BE-së që do mbahet sot në Tiranë. Masa të larta sigurie të marra nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Gardën e Republikës dhe Agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu në kuadër të sigurisë për Samitin e BE-së që do mbahet sot në Tiranë, Njësia Anti-Eksploziv e Repartit Elitë Renea në bashkëpunim me Gardën e Republikës, kanë kryer gjatë natës kontrolle të imtësishme brenda perimetrit të ngushtë të sigurisë. Policia njoftoi dje se për arsye sigurie dhe për të garantuar mbarëvajtjen e këtij samiti, do të ketë bllokime dhe devijime të disa akseve interurbane dhe urbane, të kryeqytetit, duke nisur nga ora 06:00, e datës 06.12.2022, deri në orën 18:00 të datës 06.12.2022. Bllokimi i lëvizjes dhe devijimi në autostradat dhe rrugët interurbane, që të çojnë drejt Tiranës, do të fillojë në orën 07:00, ndërsa në qytet, në perimetrin e sigurisë, bllokimi do të fillojë në orën 06:00, ndërsa në rrugët e tjera që përfshihen në itinerarin e lëvizjeve në kuadër të Samitit, bllokimi do të fillojë në orën 08:00. Do të bllokohen këto akse: – Rruga “Rinas – Qafë Kashar” dhe anasjelltas; – Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas; – Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas; – Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas. – Gjithashtu, të gjitha rrugën që lidhin rrugën e Elbasanit, me rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Faik Konica”, “Fatmir Haxhiu”, “Gjeneral Nikols”, rrugën e Atjonit, “Sheh Ahmet Pazar”, si dhe të gjitha rrugët që lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me rrugët “Ibrahim Rugova”, “Ukraina e lirë” dhe “Lek Dukagjini”, do të jenë të bllokuara. Në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve dhe për këtë arsye janë njoftuar të gjithë banorët e zonës, për mosparkim të mjeteve në këto segmente. Mjetet që nuk janë larguar do të spostohen me mjete ngritëse, nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit. Për mjetet e emergjencave mjekësore dhe ato të emergjencave civile, nuk do të ketë pengesa, përveç kontrolleve nga punonjësit e Policisë, në perimetrin e sigurisë. Të gjitha mjetet e emergjencave që do t’u duhet të lëvizin në drejtim të QSUT-së dhe spitalit Shefqet Ndroqi, duhet të ndjekin unazën lindore, kur vijnë nga juglindja, për të vijuar nga Shkoza-Kryegjyshata Botërore-Farka-Sanatoriumi-Kodra e Priftit-QSUT. Gjithashtu, emergjencat mjekësore që vijnë të Spitali i Traumës, nga veriu dhe jugu, gjatë kohes së bllokimit të akseve rrugore, të ndjekin akset alternative: “Paskuqan-rruga “Azem Galica”-shinat e trenit-Spitali i Traumës” dhe “Rruga e Shkodrës-rruga “Petrit Radovicka”-rruga “Gjergj Legisi”-rruga “Lord Bajron”-Spitali i Traumës”. Gjithashtu, për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Fushë Prezë – Rinas”; – Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Vorë- rruga e vjetër e Fushë Krujës”; – Për drejtuesit e mjeteve që vijnë nga juglindja, me destinacion aeroportin e Rinasit, rrugëkalimi do të bëhet nga aksi “Elbasan – rrethrrotullimi TEG-ut- unaza lindore- Paskuqan -Kamëz- kryqëzimi i Valiasit- Rinas”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments