Sulmet ruse në rrjetin energjetik të Ukrainës janë “barbare”, por ato nuk mund të pengojnë vendosmërinë e bashkuar të aleancës për ta mbajtur Ukrainën të lirë, deklaroi sot sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken. “Gjatë javëve të fundit, Rusia ka bombarduar më shumë se një të tretën e sistemit energjetik të Ukrainës, duke zhytur miliona banorë në errësirë, ndërsa temperaturat janë ulur,” tha ai përpara një takimi të NATO-s, në Bukuresht. “Nxehtësia, uji, energjia elektrike për fëmijët, për të moshuarit, për të sëmurët. Këto janë objektivat e reja të presidentit Vladimir Putin”, tha Blinken. “Por, tha se vendet aleate janë të gatshme të ndihmojnë Ukrainën, të vazhdojnë luftën, edhe pse e dinë se do të ketë kosto edhe për ta”, tha ai. “Ne e dimë se të ngrihesh për Ukrainën do të thotë të pranosh kosto të vështira, veçanërisht për aleatët tanë evropianë. Por, kostoja e te mosvepruarit do të ishte shumë më e lartë”, tha Blinken.https://ata.gov.al/2022/11/30/shba-blinken-sulmet-barbare-ruse-nuk-do-ta-pengojne-aleancen-per-te-mbeshtetur-ukrainen/