Lideri autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko deklaroi sot se vendi i tij kishte konvertuar avionët luftarakë “Sukhhoi Su-24” në mënyrë që ata të mund të mbanin armë bërthamore. “Avionët u konvertuan siç ishte rënë dakord me presidentin rus Vladimir Putin”, tha sot Lukashenko në Minsk, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Belta”. “Gjithçka është gati!” tha Lukashenko. “Vendi tani është në gjendje t’i përgjigjet kërcënimeve në mënyra të ndryshme përballë tensioneve në rritje me Perëndimin”, tha ai. “SHBA-ja, si pjesë e NATO-s, aktualisht po transferon teknologjinë ushtarake edhe në Evropën Lindore”, shtoi Lukashenko. “Ata duhet të kuptojnë se asnjë helikopter, aeroplan nuk do t’i shpëtojë nëse vazhdojnë kursin e tyre të konfrontimit”, tha ai. Lideri i asaj që shpesh quhet “diktatura e fundit e Evropës” ka pohuar vazhdimisht se Polonia dhe shtetet e tjera ishin një kërcënim për Bjellorusinë. Megjithatë, nuk ka asnjë provë për këtë. Bjellorusia mbështet Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, ndër të tjera, duke siguruar baza ushtarake nga të cilat kryhen sulme edhe ndhttps://ata.gov.al/2022/08/26/bjellorusi-lukashenko-avionet-tani-mund-te-mbajne-arme-berthamore/aj vendit fqinj. Gjithashtu, ish-Republika Sovjetike është e varur nga Rusia ekonomikisht.