Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREBilanci 2022: “Bonusi i Rijetësimit”, 40 projekte fituese

Bilanci 2022: “Bonusi i Rijetësimit”, 40 projekte fituese

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e nisi prezantimin e arritjeve të vitit 2022, me “xhubletën në UNESCO” e cila, siç tha ajo “ishte kryefjala e vitit 2022”. Hyrja e saj në UNESCO erdhi pas një pune të filluar që në 2019. “Kemi dashur t’i japim një theks të posaçëm trashëgimisë jo vetëm materiale”, u shpreh ministrja Margariti gjatë analizës së mbajtur në ambientet e COD. Xhubleta lidhet ngushtësisht me një zhvillim të mëtejshëm të një ekonomie lokale, të punishteve të grave, të cilat do të kenë mbështetje ekonomike. Më tej, Margariti ka veçuar Bienalen e Venecias 2022 ku Shqipëria për herë të parë u përfaqësua nga një grua dhe kjo nuk ndodhi rastësisht. Margariti uroi që edhe këtë vit të kemi një jehonë të tillë siç e patëm me Lumturi Blloshmin në Bienalen e vitit 2022. Më pas, ajo vuri theksin në luftën kudër trafikimit të paligjshëm të pasurive kombëtare e pikërisht tek marrëveshja me partnerin strategjik, SHBA dhe që do të pasojë me identifikimin e pasurive të munguara nga koleksionet tona kombëtare. “Kthimi i ikonave ne Maqedoninë e Veriut e vendos imazhin e Shqipërisë në anën e të drejtëve dhe kjo është mundësi e artë për profesionistët tanë, për të pasur më shumë ekspertiza dhe rreth më të gjerë profesionistesh që punojnë në këtë fushë”, tha Margariti. “Viti 2022 ishte vit i vështirë, pas 2 vitesh pandemie, por ishte një vit rimëkëmbjeje. 2022 e gjeti Ministrinë e Kulturës me tre nisma të reja, një prej të cilave është “Bonusi i Rijetësimit”, nisma më e suksesshme që bën bashkë sektorin publik dhe atë privat. Gjatë 2022 u dhanë grante pa asnjë kërkesë për t’u kthyer mbrapsht. Pati 40 projekte fituese mes të cilave Monumente Kulture të Kategorisë I”, tha Margariti. Sipas saj, pati kritere për ata që do të sillnin funksione të veçanta të cilat shkonin përtej ngritjes së hoteleve, si psh., galeri arti etj. Ministrja e Kulturës renditi edhe shifrat e “Bonusit të Rijetësimit”: 28 përfitues aktivitetesh biznesi që hapen për herë të parë në qendra historike, 18 përfituese vajza, tek të cilat u besua fort si dhe pati dhe një numër të lartë të projektuesve të kompanive etj, duke hapur një treg pune e duke ju dhënë mundësinë shumë profesionistëve të ushtrojnë profesionet e tyre. Një tjetër nismë e rëndësishme ishte “Arti në Hapësira Publike”, një kërkesë e kahershme e artistëve për të pasur më tepër hapësira krijuese. Në këtë mënyrë do të krijohen network-e artistësh e profesionistësh, duke ju dhënë të rinjve mundësi të krijojnë e performojne në vendin e tyre. “Art në Hapësira Publike” pati numër i jashtëzakonshëm aplikimesh. 136 aplikime, 14 prej të cilëve ishin të huaj, 7 projekte u shpallën fituese, 3 prej të cilëve janë në implementim, ndërsa të tjerët do të vazhdojnë me buxhetin e 2023. Një tjetër nismë e rëndësishme e vitit 2022 ishin “Javët Kulturore Ndërkombëtare” që lidhën artistët shqiptarë me kolegët e tyre anembanë botës. Pati një numër shumë të lartë eventesh, kryesisht të zhvilluara në hapësira publike. “Me krenari e them që u mirëprit nga partnerët e huaj”, tha Margariti, aktivitet që përfshiu 18 shtete, mbi 700 artistë pjesëmarrës në 416 evente. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments