Presidenti amerikan, Joe Biden tha dje në mbrëmje në samitin e G7, në Japoni se një pjesë e madhe e së ardhmes së botës sonë do të shkruhet në Indo-Paqësor. Biden u takua me kryeministrat, Narendra Modi të Indisë, Anthony Albanese të Australisë dhe Fumio Kishida të Japonisë. Së bashku me SHBA-në, vendet përbëjnë “Aleancën Quad” e cila synon të zmbrapsë ndikimin e Kinës në rajon. “Misioni ynë mbetet i njëjtë. Dhe ky është të avancojmë vizionin tonë për një Indo-Paqësor të lirë, të hapur, të sigurt dhe të begatë”, tha Biden. Kishida paralajmëroi se mjedisi i sigurisë është bërë edhe më i vështirë që nga takimi i fundit i aleancës vitin e kaluar. Modi njoftoi se samiti i ardhshëm i katër vendeve do të organizohet nga India në vitin 2024. Vendet e “Aleancës Quad” kanë planifikuar të takohen në një samit të veçantë në Australi brenda disa ditësh. Biden iu desh të anulonte udhëtimin në Australi dhe të planifikonte një vizitë në Papua Guinea e Re, me një njoftim të shkurtër, për shkak të një krize buxhetore të brendshme. Kështu “Aleanca Quad” u takua në Hiroshima në samitin e G7. Indo-Paqësori shtrihet afërsisht nga Oqeani Indian në Oqeanin Paqësor verior, duke mbuluar pjesën më të madhe të Azisë dhe duke u shtrirë në bregun perëndimor të SHBA. atsh
Biden:E ardhmja e botës po shkruhet në Indo-Paqësor
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on