Në betejën kundër Rusisë për të mbrojtur vendet anëtare të krahut lindor të NATO-s duhet të mbrohen, thekson presidenti amerikan, Joe Biden. Një vit pas fillimit të luftës në Ukrainë, Joe Biden përfundoi misionin e tij në Evropë duke siguruar liderët e vendeve më të ekspozuara ndaj kërcënimit të Putinit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vëzhgojnë sigurinë e tyre dhe të çdo centimetri katror të territorit të aleancës. “Ju jeni në ballë të betejës për sigurinë tonë kolektive. Dhe ju e dini më mirë se kushdo se çfarë është në rrezik në këtë konflikt, jo vetëm për Ukrainën, por për lirinë e demokracive në Evropë dhe në mbarë botën”, tha presidenti amerikan duke folur me drejtuesit e grupit ”Bukuresht 9”, i themeluar në vitin 2015 pas përpjekjes së Moskës për të aneksuar Krimenë. “Një vit pas pushtimit të Rusisë, është edhe më e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar”, nënvizoi Biden duke u premtuar liderëve të Polonisë, Rumanisë, Bullgarisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Hungarisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë se SHBA do të mbrojë çdo pëllëmbë të NATO-s”. ”E kam thënë shumë herë, por dua ta përsëris që të jetë absolutisht e qartë. Neni 5 është një angazhim i shenjtë i bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, siguroi Biden. atsh