Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën prej 400 milionë dollarësh, gjatë vizitës në Uashington të kancelarit gjerman Olaf Scholz, e cila ishte një mundësi për të përsëritur mbështetjen perëndimore për Kievin. Në terren, grupi paraushtarak rus ”Wagner” pretendoi se kishte “rrethuar virtualisht” Bakhmoutin, një qytet simbolik në lindje, dhe i bëri thirrje presidentit Volodymyr Zelensky që të bënte thirrje për tërheqjen e trupave të tij. Ndihma ushtarake perëndimore për Ukrainën ka qenë thelbësore për t’i mundësuar Kievit t’i rezistojë sulmeve të trupave ruse dhe madje të rimarrë terrenin, por Kremlini ka thënë se një ndihmë e tillë vetëm do të ”zgjaste konfliktin dhe do të kishte pasoja të trishtueshme për popullin ukrainas”. Uashingtoni e injoroi këtë paralajmërim dhe njoftoi ndihma të reja, përfshirë municione, veçanërisht për sistemin raketor ”Himars” që forcat ukrainase e përdorën me efekt shkatërrues kundër trupave ruse dhe linjave të furnizimit. Në një lëvizje mbështetjeje për Ukrainën, Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland bëri dje një vizitë të paparalajmëruar në vend, të premten, për të marrë pjesë në një konferencë për drejtësinë dhe krimet e luftës. “Ai ripohoi vendosmërinë tonë për ta konsideruar Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera gjatë pushtimit të saj të padrejtë dhe të paprovokuar kundër fqinjit të saj sovran”, tha një zyrtar i Ministrisë ukrainase të Drejtësisë. Gjatë kësaj konference e cila u zhvillua në Lviv, në perëndim të Ukrainës, prokurori publik ukrainas njoftoi gjithashtu hapjen e ardhshme në Kiev të një zyre të Gjykatës Penale Ndërkombëtare. atsh
Biden: Ndihmë të re ushtarake për Ukrainën
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on