Monday, October 28, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBiden: I zhgënjyer nëse Xi nuk do të marrë pjesë në samitin...

Biden: I zhgënjyer nëse Xi nuk do të marrë pjesë në samitin e G20

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte “i zhgënjyer” që homologu i tij kinez Xi Jinping planifikon të anashkalojë samitin e ardhshëm të G20 në Indi, shkruan BBC. ”Kryeministri kinez Li Qiang pritet të përfaqësojë Pekinin në samitin e Delhi këtë javë”, raportoi Reuters. “Jam i zhgënjyer… por do të shoh”, u tha Biden gazetarëve por pa theksuar se kur mund të zhvillohet takimi. Dy liderët u takuan për herë të fundit në një samit në Indonezi, vitin e kaluar. Xi kishte thënë më parë se do të udhëtonte në kryeqytetin indian për takimin, por Ministria e Jashtme e Kinës nuk e konfirmoi pjesëmarrjen e tij. Kjo vjen në një sfond të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Kinës dhe Indisë. Të dy vendet përballen, ndër të tjera, përgjatë kufirit të diskutueshëm në rajonin e Himalajeve. Vetëm javën e kaluar, India protestoi pasi Pekini publikoi një hartë që pretendonte shtetin e Arunachal Pradesh dhe pllajën Aksai Chin si territor kinez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

00:02:41

Diell dhe freskët në rajon

00:01:00

Recent Comments