Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy arritën atë që të dy e quajtën një “marrëveshje në parim” për të rritur kufirin e borxhit të qeverisë federale dhe për të shkurtuar disa shpenzime, duke i dhënë fund një ngërçi që zgjati muaj që e solli qeverinë në prag falimentimi për herë të parë.
Marrëveshja ende nuk ka kaluar në Kongres. Dështimi i saj mund të prishë sistemin financiar global, duke tronditur tregjet nga Tokio në Londër, duke rrezikuar pagesat shëndetësore dhe sigurimet shoqërore dhe duke vënë në pikëpyetje rolin e SHBA-së si ekonomia më e besueshme në botë.
McCarth tha se ”ai dhe Biden kishin rënë dakord për një rritje dyvjeçare në kufirin e borxhit prej 31.4 trilionë dollarësh, duke zgjatur kufirin e huadhënies së vendit deri pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, kërkesa më të rrepta të punës për programet e sigurimeve shoqërore; dhe duke mundësuar ndryshime për të përshpejtuar projektet e energjisë dhe gazit.
McCarthy tha se ai dhe Biden folën dy herë të shtunën dhe se “ne kemi ende shumë punë për të bërë. Por besoj se kjo është një marrëveshje parimisht e denjë për popullin amerikan”.