Krahas përmirësimit të infrastrukturës, BERZH ofron financime për bankat tregtare në vend për huadhënie ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme në sektorin e turizmit, por edhe më gjerë. Në një njoftim për shtyp BERZH, bën të ditur se, kjo do t’i ndihmojë SME-të të investojnë në përmirësimin e biznesit dhe zhvillimin e një oferte turistike dhe rritjen e konkurueshmërisë. “Trashëgimia e mrekullueshme natyrore dhe kulturore e Shqipërisë ofron një potencial të madh për rritjen ekonomike. Partneriteti ynë me BERZH synon ta kthejë këtë potencial në diçka reale duke ngritur infrastrukturën siç janë rrugët që duhen për ti bërë këto vende më të hapura për turistët. Ky është qëllimi ynë: të ndërtojmë një sektor të fortë në turizëm që fuqizon vlerat e Shqipërisë dhe nxit një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm duke i dhënë vlerë aseteve natyrore dhe kulturore të këtij vendi të bukur”, tha Hubert Perr, drejtor i Bashkëpunimit pranë Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri. BERZH dhe BE po punojnë me qeverinë shqiptare për të adresuar gjithashtu sistemin arsimor drejt nevojave të tregut të punës në sektorin e turizmit dhe mikpritjes. Këshilli i sapokrijuar i Aftësive në Sektorin e Turizmit dhe Mikpritjes në Shqipëri do të përcaktojë një listë me profesionet dhe kualifikimet e nevojshme nga operatorët turistikë, hotelet dhe kompanitë e tjera të turizmit në Shqipëri dhe do të promovojë këto kualifikime në sistemin arsimor në vend. atsh
BERZH-BE mbështetje në sektorin e turizmit në Shqipëri
RELATED ARTICLES